Mandati i Guvernatorit/ Ekspertët: Sejko në detyrë deri më 2022...

Mandati i Guvernatorit/ Ekspertët: Sejko në detyrë deri më 2022...

18:40, 22/02/2018
A+ Aa A-

Ndërprerja e mandatit të ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe zëvendësimi i tij nga Gent Sejko bëri jo pak jehonë në opinionin publik në fund të 2014-ës. Në nëntor përfundon mandati i ish guvernatiorit Fullani.

Pikëpyetje lindin nëse Sejko do të vijojë të jetë Guvernator apo do t’i nënshtrohet garës për mandatin e dytë. Ekspertët vlerësojnë se ky është një interpretim ligjor i Kushtetërues dhe ligjit të Bankës së Shqipërisë.

Ekonomix.al kontaktoi në telefon me Çlirim Gjatën, ekspert i njohur për çështjet ligjore. Për të, mandati i Gent Sejkos në krye të Bankës së Shqipërisë nuk përfundon në nëntor, me mandatin e ish guvernatorit Fullani, pasi ai ka mandatin e tij të plotë 7- vjeçar dhe nuk zëvendëson askënd tjetër në këtë post.

“Me emërimin në këtë detyrë, Sejko merr një mandat të plotë 7-vjeçar. Nuk është në mandatin e dikujt tjetër. Me Bankën e Shqipërisë nuk është njësoj si me Gjykatën Kushtetuese”, deklaron Gjata.

 Intepretimi ligjor

Të kontaktuar nga Ekonomix.al, ekspertë të tjerë ligjorë shpjegojnë se Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur kushtetues, prandaj veprimtaria e saj rregullohet nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe nga Ligji për Bankën e Shqipërisë. Ajo drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i përbërë nga 9 anëtarë dhe kryesohet nga Guvernatori, i cili është njëkohësisht edhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Qendrore.

“Sipas nenit 161 të Kushtetutës, Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. E thënë ndryshe, në momentin e zgjedhjes, mandati i Guvernatorit konsiderohet i plotë dhe jo përmbushje e mandatit te mëparshëm. Gjithashtu, Kushtetuta shprehet se ajo zbatohet drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur vet Kushtetuta parashikon ndryshe. Po ashtu, siç është theksuar në vazhdimësi nga Gjykata Kushtetuese në praktikën e vet, për çdo rast, dispozitat e Kushtetutës kanë përparësi mbi çdo ligj tjetër. Kjo do të thotë se rregullimi që i bën Kushtetuta çështjes së mandatit të Guvernatorit është i plotë dhe nuk lë vend për interpretim”, argumentojnë ekspertët.

Mandati i Sejkos në krye të Bankës së Shqipërisë

Në datën 4 dhjetor, Presidenti Nishani i propozoi Kuvendit emërimin e z. Gent Sejko si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet dekretit nr. 8835, datë 4 dhjetor 2014. Më pas, është Kuvendi ai që vendosi për emërimin e Guvernatorit. Pas zhvillimit të seancave dëgjimore me Gent Sejkon në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Kuvendi vendosi të miratojë propozimin e Presidentit për Guvernatorin e ardhshëm të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë votim, Sejko arriti të marrë 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 vota abstenim. Bazuar në vendimin nr. 18/2015 të Kuvendit datë 5 shkurt 2015, Gent Sejko filloi punë si Guvernator i Bankës se Shqipërisë, mandat që sipas ekspertëve të ligjeve, do ta mbajë deri në vitin 2022. /ekonomix.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

whtf06/03/2018 14:00

po sa me merak e paske vendin e guvernatorit, moe lumadh!

TualetBalla22/02/2018 19:39

Rustem Gjata sheh endra si xhirafe Peqini. Harron se çami Sejko u zgjodh pa qënë antar i bordit.!?. Mirë që i bën fresk Sejko mullarit po të paktën tja bëjë me lezet. Le që si guvernator çami i propozuar nga Odetka e Nishanit vetëm shtoi palat e dhjamit ne tru dhe mbibythe sesa kuptoi se cduhej te bente. Çam guvernator!?!? Give me a break please!

Shto koment

Denonco