Zbuloni kush janë markat më të fuqishme të çdo shteti për vitin 2018

Zbuloni kush janë markat më të fuqishme të çdo shteti për vitin 2018

16:07, 22/02/2018
A+ Aa A-

Harta e mëposhtme paraqet kompanitë më të mëdha me vlerën përkatëse sipas shteteve ku ato ndodhen.

Duke patur parasysh se markat e SHBA dominojnë tregun botëror, nuk është e habitshme që të ketë një rënie të thepisur nga vlera e Amazon në SHBA, tek Samsung në Korenë e Jugut, e cila është marka e dytë në këtë renditje.

Pas Koresë ka një tjetër rënie të madhe, për të mbërritur tek grupi i radhës që përfshin ICBC në Kinë (Banka industriale dhe tregtare e Kinës), Mercedes-Benz në Gjermani, Toyota-n japoneze dhe gjigandin holandez të naftës, Shell.

Më pas, markat e mbetura në listë i përkasin rrezes së vlerës nga 4 miliardë dollarë deri në 25 miliardë dollarë dhe përfshijnë marka të mirënjohura si Nestle, Zara, IKEA dhe LEGO.

    Dominanca e AMAZON

    Teksa kompania amerikane e shitjeve online vazhdon të raportojë të ardhura më të mëdha dhe perandoria e Jeff Bezos zgjerohet, tashmë jemi të gjithë familjarë me dominancën e kësaj kompanie.

    Edhe pse Amazon duke gjigande në hartë, në të vërtetë mezi mundi të kalojë Apple si markën më dominonte në SHBA. Në hartë mungojnë gjithashtu emra të tjerë të rëndësishëm, që janë të bazuar në Amerikë, si Google dhe Facebook./SCAN/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco