Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Vendimi/ Hiqet detyrimi për bizneset që të regjistrohen në Drejtorinë e Metrologjisë

Vendimi/ Hiqet detyrimi për bizneset që të regjistrohen në Drejtorinë e Metrologjisë

22:24, 21/02/2018
A+ Aa A-

Bizneset që operojnë në sektorin prodhues dhe importues nuk do të kenë më detyrim ligjor të regjistrohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për metrologjinë”, të ndryshuar”, i cili shfuqizon nenin 38 të ligjit për metrologjinë, duke i hapur rrugë lehtësimit të procedurave për biznesin në kuadër të reformës së derregullimit.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, bëri një prezantim të projektligjit.

“Në kuadër të reformës së derregullimit është propozuar shfuqizimi i këtij neni. Neni konsiston në një regjistrim përpara kryerjes së një aktiviteti importues apo prodhues me Drejtorinë e Metrologjisë. Është gjykuar se ky regjistrim nuk jep ndonjë vlerë të shtuar as në kontrollin e mëpasshëm, por as në procedurën e brendshme që ka Drejtoria në ushtrimin e funksioneve të saj”, u shpreh Haxhi.

“Është një regjistrim i tepërt që kushton kohë, si për Drejtorinë, ashtu edhe për subjektet që kryesisht duhet të regjistrohen dhe një informacion i tillë, i cili për më tepër mund të sigurohet lehtësisht, si nga dogana edhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)”, theksoi ai.

Ligji për metrologjinë, daton në fillim të vitit 2008. Për ta përafruar atë me legjislacionin e Bashkimit Europian, është parashikuar që brenda vitit të ndryshojë rreth 80% e këtij legjislacioni. /Ata.gov.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco