Biznesi italian në Shqipëri, Meta takohet me zv.ministrin për Zhvillimin Ekonomik Scalfarotto

Biznesi italian në Shqipëri, Meta takohet me zv.ministrin për Zhvillimin Ekonomik Scalfarotto

10:54, 20/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot zëvendësministrin italian për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregtinë Ndërkombëtare, Ivan Scalfaroto, i cili po kryeson në Tiranë një delegacion të madh të sipërmarrjeve italiane.

Meta përshëndeti organizimin e Misionit të Biznesit Italian në Shqipëri dhe vlerësoi interesin në rritje të Qeverisë dhe sipërmarrjeve italiane, për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik e tregtar me Shqipërinë. Duke vlerësuar partneritetin strategjik, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera historike e tradicionale midis dy vendeve, i nxiti përfaqësuesit e sipërmarrjeve italiane të vlerësojnë potencialet e ekonomisë shqiptare, në fushat e infrastrukturës, energjetikës, turizmit, agro-industrisë, etj.

Meta theksoi se Shqipëria mund të jetë një portë hyrëse për investimet italiane në të gjithë rajonin. Duke iu referuar në mënyrë të veçantë projektit TAP, ai nënvizoi se ai ka një rëndësi madhore, jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe për të gjithë rajonin, si dhe për sigurinë energjetike të vetë BE-së.

Në këtë kuadër, Meta vlerësoi si projekte strategjike me impakt të gjerë rajonal edhe nevojën e bashkëpunimit për modernizimin e infrastrukturës së rrjetit hekurudhor në Shqipëri, si dhe të realizimit të lidhjes së interkonjeksionit energjetik me Italinë.

Presidenti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco