Kompani fantazmë për të shmangur TVSH-në

Kompani fantazmë për të shmangur TVSH-në

16:13, 19/02/2018
A+ Aa A-

Një pjesë e madhe e bizneseve të reja që janë hapur nuk janë me të vërtetë biznese, por shoqëri fantazmë përmes të cilave kompanitë e mëdha shmangin taksat. Skema është zbuluar nga një anketë e Këshillit të Investimeve me temë të posaçme mbi informalitetin nga denoncimet e vetë bizneseve.

Vitin e kaluar qeveria vendosi të ndalojë që bizneset e mëdha të shesin me pakicë, pra me kupton, duke u lejuar vetëm shitjen me faturë tatimore. Sipas qeverisë, kjo masë do të mbyllte shtegun për evazion, por ajo që ka ndodhur është krejtësisht e kundërta.

"Heqja e të drejtës për shitje me pakicë për biznesin e madh po krijon shoqëri fiktive të shitjes me pakicë, për të bërë të mundur shkarkimin e mallit që nuk pranon tregu i pakicës," thuhet në vrojtimin e Këshillit të Investimeve.

Sipas Këshillit ky nuk është një fenomen i izoluar, por një skemë që po përdoret masivisht duke gërryer të ardhurat në buxhetin e shtetit.

"Ky fenomen po bëhet modë dhe duhet gjetur një zgjidhje teknike për të eliminuar zinxhirin e shoqërive fiktive të pakicës," denoncon Këshilli i Investimeve.

Disa nga bizneset më të mëdha në fushën e tregtisë zotërohen nga biznesmenë të lidhur ngushtë me qeverinë. Gjallërimi i skemës së kompanive fiktive është rezultat edhe i tolerimit nga ana e autoriteteve duke bërë që këto biznese të shmangin dhjetëra milionë euro taksa në vit.

Ky përfundim konfirmohet edhe nga ecuria e të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Edhe pse qeveria ka rritur masat shtrënguese dhe represionin mbi bizneset e vogla, sërish të ardhurat nga TVSH kanë ardhur në rënie ndaj Prodhimit Kombëtar duke sinjalizuar për rritje të evazionit tek të mëdhenjtë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco