HEC-et në Osum, ja çfarë thotë ministria e Gjiknurit...

HEC-et në Osum, ja çfarë thotë ministria e Gjiknurit...

17:31, 16/02/2018
A+ Aa A-

Vendimi përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shpallur të pavlefshme lejen mjedisore për ndërtimin e dy hidrocentraleve në kanionet e Osumit nuk ka mbërritur ende në Ministrinë e Energjitikës.

Burime nga kjo ministri i thanë ABC Neës se vetëm pasi dokumenti t’ju mbërrijë në rrugë zyrtare ministri Gjiknuri do të vendosë për kontratën koncesionere për këtë projekt.

Një ditë më parë Ministria e Mjedistit anulloi lejen mjedisore për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, por për sa kohë që kontrata për projektin vijon të mbetet në fuqi kërcënimi kanionet mbeten të kërcënuara.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjinkuri, pati deklaruar më herët se nëse ministria e Mjedisit do të shpallte të pavlefshme lejen mjedisore, atëherë ai do të anulonte kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco