FOTO/ EUROSIG Kosova, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj, ‘Medalje Mirënjohjeje’ nga Presidenti Thaçi

FOTO/ EUROSIG Kosova, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj, ‘Medalje Mirënjohjeje’ nga Presidenti Thaçi

10:45, 14/02/2018
A+ Aa A-

Mes kompanive më të mëdha në Kosovë, që kontribuuan në forcimin e shtetit në 10 vitet e Pavarësisë, është renditur dhe Kompania Eurosig.

Në një aktivitet të organizuar nga Ora Ekonomike e Kosovës, më 13 shkurt në Prishtinë, EUROSIG Kosova, pjesë e EUROSIG Group, mori nga Presidenti Hashim Thaçi, “Medaljen e Mirënjohjes”, si një nga Kontribuuesit dhe Tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të mire në vend.

Çmimi u tërhoq nga Presidenti i EUROSIG Group, Kadri Morinaj, i cili shprehu vlerësimin e tij për këtë aktivitet dhe falënderoi organizatorët dhe Presidentin Taçi për vlerësimin e bërë ndaj kompanisë së tij.

Në këtë aktivitet, Presidenti Hashim Thaçi, tha se, në dekadën e pare, shteti ka shënuar hapa të rëndësishëm në shumë fusha, në aspektin politik kombëtar e ndërkombëtar, për ekonomi, sport e kulturë. Thaçi falënderoi komanitë e mëdha për kontributin e dhënë në forcimin ekonomik të Kosovës.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, me këtë rast tha se kjo ditë është emocionuese për të gjithë prodhuesit e Kosovës. Ai tha se tregu i gjithë Shqipërisë dhe Kosovës çdo ditë po fuqizohet, dhe ka një ide për një treg të përbashkët që duhet të ndodhë dhe është në rrugën e duhur.

Në këtë aktivitet të mbajtur në Prishtinë, presidenti Thaçi dhe disa ministra të fushës së ekonomisë në kabinetin e Qeverisë “Haradinaj” kanë ndarë mirënjohje për kompanitë më të suksesshme të vendit, ku ndër më të vlerësuarat ishte EUROSIG Kosova.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco