Kompensimi financiar/ Pronarët afat deri në gusht për plotësimin e dokumentacionit

Kompensimi financiar/ Pronarët afat deri në gusht për plotësimin e dokumentacionit

16:34, 13/02/2018
A+ Aa A-

Pronarët, të cilët ende nuk janë njohur me vlerën e kompensimit, kanë afat deri në gusht për të dorëzuar pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronave dokumentacionin që vërteton zërin kadastral të origjinës së pronës.   

Sipas një njoftimi nga ATP, nëse kjo nuk ndodh vlerësimi do të kryhet duke u bazuar në çmimet minimale, gjë që do të sjellë reduktim të ndjeshëm të faturës.

“Subjektet të cilët evidentojnë mangësi në dokumentacion dhe problematika në vlerësim në regjistrin e vendimeve të vitit 1997, të bërë publike nga ana e ATP-së, mund të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimit, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit”, thuhet në njoftim.

ATP publikoi regjistrin me 1460 pronarët me vendime ’97. Për rreth 1040 prej tyre vlerësimi financiar ka përfunduar duke iu dhënë mundësinë familjeve që të aplikojnë. Me ndryshimet e miratuara në fund të dhjetorit, pronarëve iu mohohet e drejta për të zgjedhur formën e kompensimit, pasi në çdo rast do të trajtohen me fondin e tokës, që ATP ka në dispozicion.

Skema e re parashikon që të ketë përparësi kthimi i pronës aty ku do të jetë e lirë. Nëse ky variant nuk gjen terren, atëherë do të futet në lojë fondi fizik i pronës që ATP ka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco