VIDEO/ Presidenti i Eurosig, Kadri Morina nderohet nga familja mbretërore spanjolle

VIDEO/ Presidenti i Eurosig, Kadri Morina nderohet nga familja mbretërore spanjolle

11:38, 13/02/2018
A+ Aa A-

President i kompanive të Sigurimeve, EUROSIG dhe INSIG, Kadri Morina është nderuar në Madrid nga familja mbretërore spanjolle.

Biznesmeni Morina është vlerësuar për angazhimin në biznes dhe promovimin e tolerancës fetare. Morina tha se ndjehet i vlerësuar për nderimin, si dhe premtoi bashkëpunime mes Shqipërisë dhe Spanjës.

“Mu dha një mundësi akoma më e madhe që unë të promovoj Shqipërinë dhe mundësitë që ka Shqipëria për zhvillimin e saj në prag të negociatave me Bashkimin Evropian. Në një afat të shkurtër, brenda 3 muajsh, disa nga këta biznesmenë do vizitojnë Tiranën dhe për të parë mundësitë për të bërë investime në Shqipëri.

Njëkohësisht pata mundësinë që të takoj dhe profesorët e Universitetit të Madridit, të cilët shprehën shumë dëshirë që të krijojnë një marrëveshje për dhënien e bursave për studentët shqiptarë”, tha z.Morina, president i EUROSIG dhe INSIG.

Enrique de Barbon anëtar i familjes mbretërore vlerësoi si biznesmen dhe filantrop zotin Morina. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco