DOKUMENTI/ Energji nga plehrat në Elbasan. Gjinkuri autorizon ndërtimin e centralit në landifill

DOKUMENTI/ Energji nga plehrat në Elbasan. Gjinkuri autorizon ndërtimin e centralit në landifill

14:55, 18/11/2016
A+ Aa A-

Ministria e Energjisë i ka dhënë të drejtën kompanisë që shfrytëzon impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan të ndërtojë një central për prodhimin e energjisë.

Leja e firmosur nga Damian Gjiknuri autorizon shoqërinë Albtek-Energy, të ndërtojë burimin gjenerues të energjisë me fuqi të instaluar 2.9 mega wat.

Centrali do të prodhojë energji nga djegia e mbetjeve të ngurta urbane. Sipas projektit, ndërtimi i ti do të përfundojë brenda 18 muajve dhe prodhimi i energjisë pritet te jetë 17.2 milionë kilovat orë në vit.

Shoqëria Albtek do të ketë të drejtë të shfrytëzojë për 25 vjet centralin dhe më pas ky objekt i transferohet shtetit. Në total investimi i parashikuar për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve dhe ai i centralit shkon në rreth 20 milionë euro.

Impianti i Elbasanit

Ai i Elbasanit është impianti i parë i përpunimit të mbetjeve të ngurta urbane i ndërtuar në Shqipëri. Por ky projekt është kundërshtuar nga opozita si armiqësor me mjedisin. Ekspertët e Partisë Demokratike thonë se kontrata për ndërtimin e impiantit është nënshkruar pa analizë dhe studim, ndërsa leja mjedisore e projektit është miratuar dy muaj pas kontratave.

Sipas tyre, në projekt nuk është parashikuar depozitimi i hirit të këtyre mbetjeve, që cilësohet mbetje e rrezikshme ndërsa impianti është vendosur pranë lumit Shkumbin, pa marrë parasysh mundësinë e përmbytjeve.

Pak ditë më parë qeveria nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e një impianti të dytë, në qytetin e Fierit. Por vendimi ka shkaktuar shumë kundërshtime tek banorët dhe shoqata ambientaliste. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco