Szijjarto: Kompania hungareze, gati të fillojë fluturimet direkte me Rinasin

Szijjarto: Kompania hungareze, gati të fillojë fluturimet direkte me Rinasin

11:24, 18/11/2016
A+ Aa A-

Peter Szijjarto, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë njoftoi sot nga Tirana se kompania hungareze Wizz Air është gati duke nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të kryer fluturime direkte në Rinas.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Szijjarto njoftoi se  Hungaria mbështet integrimin europian të Shqipërisë, ndërsa nga pikëpamja e marrëdhënieve bilatarale, “një marrëveshje është gati për një linjë ajrore hungareze që do të vendoset për të fluturuar për në Rinas,” tha ai.

“Shqipëria është një mundësi shumë e madhe për kompanitë hungareze; ka mundësi për investime dhe në sektorin bankar. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i studentëve është një tjetër fushë bashkëpunimi. Ne e shohim Shqipërinë si një faktor stabiliteti në rajon dhe jemi të angazhuar për të vijuar këtë lloj bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve,” premtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco