Alarm, po mbyllen bizneset si në 1997…

Alarm, po mbyllen bizneset si në 1997…

21:37, 20/01/2018
A+ Aa A-

Në një shkrim të revistës Monitor në 19 janar ngrihet shqetësimi se shumë biznese janë me humbje apo në vështirësi për të mbijetuar prandaj kërkojnë të shiten por nuk gjejnë dot blerës. Dhe pra mund edhe të mbyllen për mos thelluar humbjet. Kjo ndodh për herë të parë pas 1997 kur ekonomia u fundos nga skemat piramidale. Kjo është një gjëndje alarmante, pasojat e së cilës mund të jenë të paimagjinueshme.

Kërkojnë të shiten apo të mbyllen kompani deri dje të suksesshme, nga të gjithë sektorët strategjikë të ekonomisë. Sipas Monitor “Planet e shitjes kanë përshirë sektorët e mëdhenj të ekonomisë si bankat, telekomunikacionet, kompanitë e sigurimit, koncesionarët e naftës dhe disa linja të industrisë së përpunimit”.

Banka Kombëtare Greke është në fazën përfundimtare të nënshkrimit të marrëveshjes së shitjes.

Hoteli Sheraton me 5 yje u mbyll, pasi grupi ku bënte pjesë kishte inkasuar një humbje prej 81 milion euro këto vitet e fundit.

Kompania celulare Plus u shit.

Spitali i madh Hygeia është në tratativa shitjeje.

Bankers Petrolium iu shit grupit kinez Geo Gade.

Disa linja të industrisë përpunuese agroindustriale si fabrika të miellit, të birrës e tjerë janë në shitje për shkak të vështirësive nga kompanitë e importit.

106 mijë biznese të shitjes me pakicë janë në shitje ose në prag të mbylljes, ose shumica e tyre kanë falimentuar për shkak të rënies së fuqisë blerëse.

Arsyet janë disa: rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse, mungesa e kredive nga bankat, politika klienteliste e monopolizuese të ekonomisë nga ana qeverisë dhe goditje e biznesve të vogla e mesatare…

Shqipëria është në rrezik, gjëndja e biznesit është përkeqësuar si para 20 vjetëve sepse edhe gjëndja ekonomike e qytetarëve është rrënuar në nivelet e para 20 vjetëve. Shumë biznese po mbyllen apo falimentojnë. Shumë duan të shiten por nuk gjejnë blerës. Disa kompani janë shitur me humbje vetëm për tu larguar nga Shqipëria ku klima për të bërë biznes është përkeqësuar duke arritur nivelet e para 20 vjetëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PTUJA21/01/2018 04:06

Duro opopull ,duro sedite te lumtura donavijne.Jepuani voten hajduteve,, batakcinjeve, mafiozeve, drogemeneve,, ketyre pasardhesve te baballareve te tyre komuniste,, e te prisni te jetoni si vendet demokratike..Bar do hame erilindjen { komuniste ] nuk e tradhetojme.Te shtypurit e roberit u pelqenka tirania ekonomike. Kush ti doi le ti mbai, por ne kohen kur bota jeton per kenaqesi te jetes, ne jetojme per kenaqesi te ketyre shtypesve. Durimi ka kufi.. O POPULL...

Vezhgusi20/01/2018 23:31

Rendesi ka qe çdo dite perurohet nga nje lulishte e ripjerdhur edhe nga nje shesh i ridhjere

selim rroshi20/01/2018 23:15

Jane dhe superbiznese te medha me emer ne tratativa shitje. Qeveria mezi paguan rrogat e pensionet, grantet e bashkive kudo te bllokuara. Le ta mbaje timonin tani timonieri madh vizatimor, e mori ate kur ska me leke per vizatime betoni se ate di te beje ai. Tani dhe droga e paraja informale ne grahmat e fundit borxhi jashtem rritje eksponenciale. Mallkim paska qene kjo rilindje e idjoteve.

Pandeli Majko20/01/2018 22:27

Bar do hame dhe Edvin Ramen nuk e leshojme. Ai eshte i gjate, ka ze te trashe, eshte harbut e arrogant ne te folur, ben shaka me te cilat qesh vet,nuk merr vesh nga ekonomia,pi droge,ka para shume para te fshehura dhe eshte hundederr.Ky vend ka ende nevoje per Edvinin sepse ka aftesi shtet formuese dhe ende se ka mbaruar ciklin e vet.(H.Cili & M.Ikonomi).

Daj Jaku20/01/2018 21:59

Kjo është fitore për EDramën dhe për klikën e tij këlyshkomunistësh. Ky është misioni i tyre në fushën ekonomike, mbyllja e çdo bisnesi që nuk bën pjesë në oligarkinë komuniste, si dikur enver dulla.

Shto koment

Denonco