Bankat islamike do financojnë 3P-të për anëtarët të Organizatës, bën pjesë edhe Shqipëria

Bankat islamike do financojnë 3P-të për anëtarët të Organizatës, bën pjesë edhe Shqipëria

09:17, 17/01/2018
A+ Aa A-

Banka Botërore ka prezantuar dokumentin “Mobilizimi i Financave Islamike për Infrastrukturën me Partneritet -Publik-Privat”, në të cilin zbardhet skema e financimit për PPP-te e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) ku bën pjesë edhe Shqipëria.

OIC ka një popullsi të kombinuar prej më shumë se 1.6 miliardë njerëz. Këto vende po përballen me deficite në infrastrukturë, duke penguar kështu aftësinë e tyre për të shfrytëzuar potencialin e plotë të zhvillimit.

Mundësitë e kufizuara të financave publike po i orientojnë vendet të tërheqin kapitalin privat për të aktivizuar investime në infrastrukturë që janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Sakaq partneritetet publiko-private (PPP) janë përdorur me sukses për të kanalizuar kapitalin privat në investimet publike të infrastrukturës në nivel global. Shumë vende në zhvillim kanë implementuar skema PPP për investime në infrastrukturë.

Qeveria shqiptarë këtë vit ka në plan të aktivizoje një paketë investimi 1 miliardë euro nëpërmjet projekteve PPP në sektorët e përpunimit të mbetjeve, ndërtimin e rrugëve dhe shkollave.

Po Banka Botërore thekson se gjatë dy dekadave të fundit, bankat islamike janë shfaqur si një nga burimet më të rëndësishme të financimit për një rrjet të gjerë projektesh të infrastrukturës nëpërmjet skemave PPP.

Banka Botërore në raportin e posaçëm për ketë çështje shpjegon se, financat islame ofrojnë mundësi zgjerimi të burimeve të financimit për të përmbushur nevojat e ndërtimit të infrastrukturës në vendet në zhvillim, pa u kufizuar në ato vende me shumicë myslimane.

Banka Botërore orienton vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ku është pjesë edhe Shqipëria me informacion se si është aplikuar financimi islamik në projektet e infrastrukturës përmes skemave PPP. Në raport qartësohen me detaje sfidat dhe zgjidhjet strukturore dhe çfarë mund të bëhet për të thelluar dhe zgjeruar përdorimin e financave Islame në financimin e PPP-ve.

E para është të kuptuarit e paketave të financave islamike të cilat financojnë projektet e infrastrukturës me PPP dhe së dyti, raporti shqyrton se si paketat e financave islamike mund të përshtaten brenda një projekti PPP. /Monitor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco