Ekonomia, bien investimet e huaja. Banka e Shqipërisë u ulen me 4.2 për qind

Ekonomia, bien investimet e huaja. Banka e Shqipërisë u ulen me 4.2 për qind

10:51, 15/12/2017
A+ Aa A-

Investimet e huaja direkte kanë pësuar një rënie me rreth 4.2% në nëntë muajt e parë të këtij viti ndërsa në tre muajt e fundit shifra e investimeve është e njëjtë me atë të një viti më parë. Rënia e investimeve është një rrezik për rritjen ekonomike ndërsa FMN e rishikoi me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2018.

Investimet e huaja direkte janë ulur gjatë 9 muajve të parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë  të publikuara në bilancin e pagesave tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend pati  rënie të investimeve me 4,2%. 

Ndërkohë gjatë tre muajve të fundit niveli i investimeve të huaja ka qenë i njëjtë me atë të  së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Investimet në sektorin e energjisë mbajnë peshën kryesore në investime dhe sipas të dhënave në sektorin e energjitikës janë përqëndruar (59%) hidrokarbureve (12%) dhe ndërmjetësimit financiar (12%). 

Parashikimet për kontributin e investimeve të huaja në ekonominë shqiptare nuk janë shumë pozitive pasi pritet që të mbarojnë projekte të mëdha si TAP apo një sërë hecesh në kaskadën e Drinit. Madje Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi me ulje rritjen ekonomike  për vitin e ardhsëm me 0.4%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco