Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Shpërndarja e shpërblimit për pensionistët, para 30 dhjetorit

Shpërndarja e shpërblimit për pensionistët, para 30 dhjetorit

09:08, 12/12/2017
A+ Aa A-

Qeveria ka parashikuar shpërblimin e të gjithë pensionistëve me 3 mijë lekë të reja për festat e fundvitit. Ndryshe nga një vit më parë, Ministria e Financave ka filluar procedurat për dhënien e këtij shpërblimi, për të mos vonuar marrjen e lekëve nga ana e të moshuarve.

Shpërblimi i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor. Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek për shpërblimin e pensionistëve dhe pritet që t’ja kalojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore këtë fond. ISSH do të nxjerrë listën e përfituesve, prej më shumë se 650 mijë pensionistësh. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët. Pritet që të miratohet një kalendar për shpërndarjen e lekëve, në mënyrë që të mos ketë radhë. Shpërblimi Ministria e Financave sqaron se shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë për çdo pensionistë. Edhe në rastin kur janë dy pensionistë në një familje, do të përfitojnë të dy shpërblimin.

Në vitet e kaluara qeveria është treguar e rezervuar me pensionistët që vinin nga e njëjta familje, duke bërë pjesë të skemës përfituese, vetëm kryefamiljarët. Ministria e Financave bën me dije se pjesë e skemës së shpërblimeve do të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike, shkruan Shqiptarja.com.

Vendimi i posaçëm për shpërblimet e fundvitit pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Për shpërblimet e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike, duhet që Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin, i cili i jep 18 milionë dollar ISSH për të shpërblyer të moshuarit. ISSH nga ana e saj nxjerr numrin e përfituesve dhe ja kalon kompetencën e shpërndarjes së shpërblimeve Postës Shqiptare, e cila bën edhe ndarjen e pensioneve.

Kategoritë

Shpërblimin në radhët e pensionisteve do të përfitojnë të gjithë. Duke filluar nga ata të moshuar që marrin pension në fshat e qytet dhe duke vijuar me ish­ushtarakët, pensionet e posaçme, pensionet familjare etj. Pra çdo person që ka një pension nga shtetit, do të marrë shpërblim prej 3 mijë lek të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bog12/12/2017 10:19

3 mije leke eshte fond sigurimesh nuk eshte nga Buxheti ore gazetar. Me ligj nuk lejohet me rritje pensioni, prandaj reformatoret e rilindjes premtuan 7 deri 10 mije leke( te reja) ne fund te viti nga fondi I shperblimve. Nje gazetar ekonomie qe ben lajm kaq te percipte askush nuk do e mbante ne pune. Lajme nga karrikja.

Shto koment

Denonco