Rama, Gëbels dhe koncesioni i Olsit

Rama, Gëbels dhe koncesioni i Olsit

16:26, 11/12/2017
A+ Aa A-

E gjithë makineria e rëndë e propagandës naziste bazohej vetëm në një rregull: Akuzo të tjerët për fajet e tua. Arkitekti i saj, ministri i famshëm nazist i propagandës, Josef Gebels, një herë tha: Nëse thua një gënjeshtër të madhe dhe e thua shumë herë, atëherë njerëzit do të fillojnë ta besojnë.

Në Shqipërinë e shekullit 21, personazhi që mishëron më mirë filozfinë e Gëbelsit është Edi Rama. I zhytur nën panikun e skandaleve të drogës, sa herë që qeverisë i shpërthen një skandal i ri, Edi Rama shpik një akuzë për opozitën. Rasti i fundit është ai i koncesionit të skanimit në dogana.

Pas një shkrimi në Bloomberg, Edi Rama nxori deputetin Taulant Balla për të akuzuar ish qeverinë e Sali Berishës për korrupsion, ndonëse emri i ish kryeministrit nuk përmendej në asnjë rresht të artikullit nga gazetarët e Bloomberg apo kompania audituese.  Por cila është e vërteta e këtij koncesioni?

Koncesioni i skanimit u dha në vitin 2013 nga ish qeveria e Partisë Demokratike. Gara e hapur ndërkombëtare nxorri fituese një kompani me famë botërore, amerikanen Rapiscan System, e njohur gjerësisht si kompani lider në fushën e skanimit.

Me ardhjen në pushtet, Edi Rama fillimisht e anulloi koncesionin. Por vetëm pak javë më pas, u tërhoq pa shumë zhurmë nga ky vendim. Ajo që ndodhi ishte rishikim i kontratës së konçesionit, këtë herë me kushtë më të disfavorshme për Shqipërinë.

Në kontratën e rishikuar, qeveria mori përsipër ta paguajë nga buxheti kompaninë me një kosto që rritet në mënyrë progresive nga viti në vit. Si rezultat, nga një koncesion me kosto zero për buxhetin, përmes kontratës së re taksapaguesit shqiptare do të paguajë plot 210 milionë euro nga buxheti për 15 vitet e ardhshme të këtij koncesioni. Paralelisht kontrata e re zgjeroi dhe bazën duke e vendosur detyrimin për të paguar edhe tek deklaratat doganore nën 1 mijë euro, që më parë ishin të përjashtuara.

Të gjitha ndryshimet e kontratës ishin qartësisht kundër interesit publik. Edi Rama, i cili në opozitë por edhe në muajt e parë të qeverisë kishte deklaruar se do ta anulonte koncesionin e skanimit, sapo arriti të diktojë ndryshimin e saj i 'harroi" zotimet për anullim.  

Por hipokrizia e Edi Ramës me koncesionet është shumë më e thellë. Në kohën kur akuzonte qeverinë e mëparshme dhe kompaninë e njohur amerikane për koncesionin e skanimit, Edi Rama në mënyrë të fshehtë përgatiste dhënien me koncesion për 30 vjet të mbledhjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek një kompani fantazmë.

Në janar të vitit 2016, ish ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi para gazetarëve se qeveria ka pranuar kërkesën e një kompanie nga Hong Kongu me emrin MPOS, për të marrë me koncesion mbledhjen e TVSH-së. Sipas formulës për çdo 10 lekë shtesë që do hynin në buxhet nga TVSH, kompania private përfitonte 9 lekë ndërsa shteti vetëm 1 lekë.

Por kompania nga Hong Kongu nuk ishte përfituesja e vetme e koncesionit. Edhe pse qeveria e kishte mbajtur sekret, pas MPOS, qëndronte një tjetër kompani shqiptare me emrin MCN, e zotëruar nga ortaku i Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Lajmi u zbulua nga vetë kreu i M.POS Holding Limited, Allen Cheng, i cili tha se ishte pikërisht partneri lokal MCN që i ka bërë negociatat me qeverinë shqiptare. (Kliko këtu për të lexuar deklaratën e Allen Cheng).

MCN është një kompani e teknologjisë së informacionit. Kreu i saj, Endri Meksi, ka dhe katër kompani të tjera të regjistruar në QKR.  Në një nga këto kompani, e quajtur Pegasus Communications, Meksi është ortak me Olsi Ramën, vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama. Olsi Rama zotëron 35% të aksioneve të kompanisë Pegasus Communicatios, 35% kontrollohen nga Endri Meksi, dhe pjesa e mbetur zotërohet nga Amant Josifi.

    Koncesioni i mbledhjes së TVSH u anullua vetëm pas kundërshtimit të fortë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që e quajti atë të panevojshëm dhe të çuditshëm. Por me largimin e FMN nga Shqipëria, qeveria është duke e rikthyer sërish projektin e saj korruptiv, për t'ja kaluar mbledhjen e taksës më të rëndësishme të buxhetit, vëllait të kryeministrit.

    Gjithmonë sipas filozofisë së Gëbelsit. Akuzo të tjerët për krimet e tua. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Rikardi11/12/2017 22:23

    Ore po fotot e qkr te kesaj mcn pse nuk i nxirrni? Se mua me del ortak i vetem endri meksi, dhe olsi ska lidhje fare

    Shto koment

    Denonco