Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Makinat në Shqipëri me moshë mesatare 20-vjeçare, sa dyfishi i Europës

Makinat në Shqipëri me moshë mesatare 20-vjeçare, sa dyfishi i Europës

08:44, 10/12/2017
A+ Aa A-

Parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian. Si ndikon kjo në mjedis? Propozimet për të nxitur hyrjen e makinave të reja në vend dhe planet e Ministrisë së Mjedisit për të reduktuar ndotjen. Si do ndalohet importi i automjeteve nën standardin Euro 5…

Të shqetësuara për ndikimin negativ në mjedis, India, Franca, Britania dhe Norvegjia, kanë vendosur objektiva që maksimumi deri në vitin 2040 të ndalojnë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në favor të automjeteve më të pastra. Të paktën 10 shtete të tjera kanë vendosur objektiva për makinat elektrike.

Shqipëria, ashtu si në shumë fusha të tjera, duket vite dritë larg kësaj mënyre të menduari e të vepruari. Sipas të dhënave nga Automobile Club Albania (ACA), parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian.

Në total, sipas të dhënave të përpunuara nga ACA, në Shqipëri janë të regjistruara rreth 435 mijë autovetura. 87% e mjeteve të regjistruara janë të standardit Euro 1, 2 dhe 3, me vit prodhimi deri në 2005-n. Me standardin Euro 5 dhe 6 ka vetëm 14 mijë mjete të regjistruara apo 3.3% të totalit.

Të dhënat e ACA tregojnë se shqiptarët nuk po e rinovojnë parkun e mjeteve. 80% e mjeteve të regjistruara në vitin 2015 kishin një vit prodhimi deri në vitin 2005 dhe standard deri në Euro 3.

Që pas gushtit 2011, kur u hoqën detyrimet doganore për makinat e vjetra, u shënua rritje e ndjeshme e importit të tyre. Në 6 vjet (2011-2016) u importuan 261 mijë mjete të përdorura (që kulmuan në 2013-n me 64 mijë) dhe 10 mijë të reja, duke përkeqësuar dukshëm moshën e parkut të automjeteve në vend.

Marrë me shkurtime nga Monitor.al 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

selim rroshi10/12/2017 11:23

Tregon se sa te pasur jemi ne kohe tranzicioni te pafund, me naften me te shtrenjte me gjoba policore te renda, me sherbime monopol , e me korupsion sa ndez makinen. Ku do teproje leku per rinovimim e mjeteve kur populli shihet si thes me para vetem per tu vjelur.

Shto koment

Denonco