Qeveria do të vendosë për tarifat e KESH: Ja sa do të jetë çmimi i energjisë

Qeveria do të vendosë për tarifat e KESH: Ja sa do të jetë çmimi i energjisë

17:36, 08/12/2017
A+ Aa A-

Çmimi me të cilin KESH i shet energjinë Operatorit të Shpërndarjes nuk do të vendoset më nga Enti Rregullator, por nga Ministria e Energjisë.

Ligji i ri për energjinë ka ndryshuar mënyrën se si vendoset çmimi i dritave për qytetarët dhe biznesin, duke i dhënë atribut Qeverisë të përcaktojë një pjesë të tij.

Çmimi final i energjisë përbëhet nga tre hallka, tarifa e prodhimit që merr KESH, ajo e transmetimit për OST-në dhe tarifa e shpërndarjes, që merret nga OSHEE. Shuma e të trejavë përbën çmimin final, që paguajnë familjarët dhe biznesi.

Deri tani të treja hallkat dhe rrjedhimisht edhe çmimi final për qytetarët janë vendosur nga Enti Rregullator si një institucion i pavarur. Por me ndryshimin e ri, tarifa e KESH vendoset nga Qeveria.

Top Channel ka mësuar se Ministria e Energjisë pritet ta shpallë brenda pak ditësh tarifën e KESH për vitin e ardhshëm. Sipas tyre, edhe pse kjo tarifë mund të ndryshojë nga niveli aktual prej 1.45 lekë për kilovat orë, çmimi final për qyetarët nuk do të rritet por do të mbetet 9.5 lekë për kilovat sa është tani.

Por kjo sjell një tjetër pasojë. Nëse qeveria rrit tarifën e KESH, në kushtet kur çmimi final i energjisë për qytetarët nuk ndryshon, Enti Rregullator do të detyrohet të ulë tarifën që përfiton OSHEE, ose Operatori i Sistemit të Transmetimit, duke u lënë më pak para për investime.

Financat e të treja kompanive u goditën rëndë nga thatësira e këtij viti. Me ligjin e ri, torta e të ardhurave në tregun energjetik nuk do të ndahet më nga një organ i pavarur si Enti, por një pjesë të kompetencave e ka marrë vetë Qeveria. /Top Channel/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku08/12/2017 18:49

Qeveria po merr edhe futbollin, jo më energjinë elektrike, ku vjedhja e pushtetit ka rolin e padronit. Ndëgjoja dikur në shekullin e kaluar kur një gjysmë/gjasme pushtetar Xh.D. deklaronte me ulërima se edhe ajri në Shqipëri i përket partisë punës. Rilindje sot do të thotë rikthim tek komunizmi, me ndihmën e korrupsionit gjigand sorosian. I vetmi ndryshim është se atë kohë b****irat i dënonin 7 vjet burg ndërsa sot është bërë kusht i domosdoshëm për karrierë politike.

Shto koment

Denonco