Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Ekonomi e fortë, 228 mijë vende të reja u hapën në nëntor

Ekonomi e fortë, 228 mijë vende të reja u hapën në nëntor

17:13, 08/12/2017
A+ Aa A-

Departamenti i Punës publikoi të premten shifrat zyrtare të punësimit dhe të papunësisë për muajin nëntor, duke bërë një skanim të ekonomisë amerikane. Referuar shifrave, gjatë muajit nëntor u shtuar  228.000 vende pune, ndërkohë që ekonomistët e Ëall Street-it kishin pritur një rritje me rreth 200000, sipas Bloomberg.

Tregu amerikan i punës është më i fuqishmi ose ndoshta më i fuqishmi që nga viti 2000. Për 86 muaj rrjet në SHBA janë shtuar vendet e punës, ose është ulur papunësia,  me përjashtim të muajit shtator kur pati një rënie. Kjo ka bërë që shkalla e papunësisë sot është më e ulëta e viteve të fundit.

Madje po tregohen shenja rritjeje edhe përsa i takon pagave.

Image

"Është një ekonomi me të vërtetë e fortë," tha Tom Gimbel, drejtor ekzekutiv i një firme në Çikago.

"Kompanitë me të vërtetë duan të përfitojnë nga ekonomia, kështu që ata duan të shtojnë vendet e punës”.

Rritja e punësimit vjen  në një kohë kur pritet që Kongresi të kalojë ligjin për shkurtimin e taksave prej 1.5 trilion dollarësh.

"Me reformën e taksave që lëviz shpejt përmes Kongresit, besimi në fuqinë e ekonomisë sonë mbetet i lartë dhe familjet në mbarë vendin po korrin përfitimet", thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Ekonomistët presin që projektligji të sigurojë të paktën një ngritje modeste në ekonomi - por ata nuk janë të sigurt se kjo është një ide e mirë. Me papunësinë kaq të ulët dhe ekonominë fundamentale të shëndetshme, një ulje e taksave mund të rrisë inflacionin dhe duke detyruar politikëbërësit në Rezervën Federale që të rrisin normat e interesit më shpejt se sa ishte planifikuar.

Rritja e vendeve të punës është ngadalësuar gradualisht që nga viti 2014, kur ekonomia amerikane shtoi afërsisht tre milionë vende pune. Por punësimi mbetet shumë i qëndrueshëm. Punëdhënësit janë në rrugën e duhur për të shtuar rreth dy milionë vende pune në vitin 2017, një ritëm solid pas tetë viteve. Uraganët që goditën Teksasin dhe Floridën në shtator çuan në një ngadalësim të shkurtër, por ritmet e punësimit u kthyen shpejt.

Ekonomistët nuk janë të sigurt për sa kohë rritja mund të vazhdojë. Shkalla e papunësisë po i afrohet nivelit që shumë ekonomistë e konsiderojnë "punësim të plotë" - pika në të cilën të gjithë ata që dëshirojnë një punë mund ta gjejnë atë.

Image

Shumë kompani, megjithatë, raportojnë se punësimi po bëhet më i vështirë. Michael Big, një kontraktues i vogël në zonën e Çikagos, tha se kompania e tij kishte kthyer projektet në muajt e fundit, sepse ai nuk mund të gjejë punëtorë.

"Për fat të keq ne nuk mund të marrim të gjitha projektet që po vijnë," tha zoti Big.

Konkurrentët e tij kanë të njëjtin problem.  

"Ne të gjithë jemi duke murmuritur dhe duke u ankuar për të njëjtën gjë”.

Përvoja e zotit Big ngre një pyetje: nëse është kaq e vështirë për të gjetur punëtorë,  pse kompanitë nuk rrisin pagat? Në rastin e tij, zoti Big thotë se për të paguar më shumë, ai do të duhet që t’i marrë më shumë klientëve të tij dhe nëse ai e bën këtë, konkurentët mund t’i marrin punën.

"Puna është atje, por ata nuk janë të aftë sa duhet për pagat që kërkojnë", tha zoti Big. Ai tha se punonjësit e ndërtimit pa aftësi të veçanta kërkonin 15 dollarë në orë.

Shumica e ekonomistëve presin që rritja e pagave të bëhet pasi shkalla e papunësisë të bjerë. Për herë të parë në gjashtë vjet, drejtuesit kryesorë të biznesit, një koalicion i korporatave të mëdha, raportuan se shpenzimet e pagave ishin presioni më i madh në kostot gjatë tremujorit të katërt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco