Lojrat elektronike me anë të internetit, licenca vetëm për kompanitë shqiptare

Lojrat elektronike me anë të internetit, licenca vetëm për kompanitë shqiptare

16:47, 07/12/2017
A+ Aa A-

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili sanksionon se kompanitë që duan të marrin licencë për  lojrat elektronike në distancë duhet të jenë shqiptare. Sipas vendimit të zbardhur në fletoren zyrtare, cdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Lojëra elektronike në distancë”, duhet të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e  Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Por çfarë janë lojrat elektronike në distancë? Sipas vendimit të qeverisë, lojëra elektronike në distancë”,  janë lojërat e fatit online, ku lojtarët marrin pjesë nëpërmjet përdorimit të komunikimit në distancë, internetit, telefonit, por pa u kufizuar vetëm në to.

Këto lojëra luhen në faqet zyrtare të internetit të subjekteve që marrin liçencë. Por për të marrë këtë liçencë subjektet që duan të zhvillojnë lojra elektronike të distancë duhet të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh ose rreth 9 milionë euro. 

Sipas vendimit, kompania duhet të deklarojë burimin e kapitalit dhe ajo ose njëri prej aksionerëve të saj duhet të ketë të paktën tre vjet eksperiencë në fushën e lojrave të fatit për të marrë liçencën.

Të gjitha subjektet e lojrave të fatit, liçencohen nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit. Sipas përcaktimeve të ligjit, për lojrat elektronike në distancë, tarifa e liçencimit është 200 milionë lekë ose rreth 1.5 milionë euro. Deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë kompani bixhozi të liçencuar për lojrat e fatit online.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco