Bilancet fiktive, nga janari bizneset do të detyrohen të mbajnë vetëm një

Bilancet fiktive, nga janari bizneset do të detyrohen të mbajnë vetëm një

12:28, 07/12/2017
A+ Aa A-

Kompanitë e biznesit do të detyrohen të mbajnë një bilanc të vetëm, i cili do të jetë i përputhur me deklarimin e tyre në tatime, duke frenuar abuzimin me bilancet fiktive, që nga njëra anë nxisin shmangien e detyrimeve tatimore reale dhe nga ana tjetër, ndikojnë në vlerësimin e aftësisë paguese të bizneseve për llogari të kreditimit në bankat e nivelit të dytë.

kështu deklaroi sot Ministri i Financave, Arben Ahmetaj sëbashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

“Sot është fakt, që kompanitë e mëdha mbajnë dy bilance, një që deklarohet në tatime dhe një që dorëzohet në bankat tregtare për qëllime kredimarrje, - tha Ahmetaj. - Ne kemi marrë angazhim, që kompanive të biznesit t’u njihet vetëm një bilanc zyrtar, që është i përputhur me deklaratën e tyre tatimore.

Kryeministri e ka artikuluar si masë në ditët e fundit dhe ne po e avancojmë, besoj do të konkretizohet me të gjitha detajet teknike nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Banka e Shqipërisë, në një rregullore të posacme, në fillim të vitit 2018” – deklaroi ministri.

Guvernatori Sejko nga ana e tij tha se Banka e Shqipërisë ka vlerësuar me seriozitet dhe ka mbështetur në vazhdimësi nismat e ndërmarra për rritjen e formalizimit të ekonomisë.

“Plani kombëtar për reduktimin e kredive me probleme përcaktoi vendosjen e kriterit rregullativ, si një detyrë të rëndësishme për Bankën e Shqipërisë, që duke filluar nga viti 2018 veprimtaria e kredidhënies të mbështetet vetëm në deklaratat tatimore. Banka e Shqipërisë e ka trajtuar edhe më parë këtë dukuri nga pikëpamja rregullative, por duke u kufizuar vetëm tek kredimarrësit e mëdhenj të bankave. Koordinimi i veprimeve me organet qeveritare dhe veprimet e përshtatshme të ndërmarra, kanë krijuar hapësirën e nevojshme për ta thelluar këtë masë rregullative në një bazë më të gjerë kredimarrësish” – u shreh z. Sejko.

Ministri i Financave dhe Guvernatori theksuan se kjo masë do të sjellë përfitime afatgjata për të gjitha palët e përfshira në proces, për sektorin bankar, për biznesin dhe ekonominë në tërësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fiona07/12/2017 21:44

ne rradhe te pare ky akison eshte ne te mire te qytetareve dhe ne te mire te vendit, nuk eshte e drejte qe te vazhojme ende me teorite e vjetra qe paguajne vetem te ndershmit dhe shume te tjere te mos paguajne, kesaj praktike te vjeter duhet ti jepet fund dhe bizneset, sipermarrjet te paguajne detyrimet qe kane si ndaj shtetit edhe ndaj nenpunesve qe ne te shumten e rasteve behen dredhi me sigurimet e ketyre te fundit, mendoj se kjo qasje e re do ndryshoje sjelljen e bizneseve shume shpejt

Shto koment

Denonco