Shpenzimet për alkool në BE në stratosferë, kalojnë shpenzimet për edukim

Shpenzimet për alkool në BE në stratosferë, kalojnë shpenzimet për edukim

15:42, 04/12/2017
A+ Aa A-

Ekonomitë familjare në Bashkimin Europian, kanë përdorur 1.6% të totalit të shpenzimeve për konsum në pije alkoolike gjatë 2016-ës.

Kjo shifër arrin në 130 miliardë dollarë, apo në 0.9% të Produktit të Brendshëm Bruto të BE-së, në mbi 250 euro për banor.

Këtu nuk përfshihen shpenzimet për pije alkoolike në restorante dhe hotele.  Shpenzimet për alkool nga ekonomitë familjare në Europë janë thuajse të barabarta me shpenzimet për produkte mjekësore dhe kalojnë shpenzimet për mbrojtje sociale apo edukim për vitin 2016.

Në vendet anëtare, shpenzimet më të mëdha në pije alkoolike në raport me totalin janë regjistruar në Estoni, me 5.6%, ndjekur nga Letonia dhe Lituania me 4.8% dhe 4.2% në mënyrë respektive.

Nga ana tjetër, përqindja më e ulët e shpenzimeve konsumatore në alkool është regjistruar në Spanjë, me 0.8%, ndjekur nga Italia dhe Austria, me 0.9% dhe 1.3% të totalit.

Ndërkohë, në dekadën e fundit, zëri i shpenzimeve për alkool ka mbetur i qëndrueshëm në shumicën e vendeve anëtare. Rritjen më të madhe nga viti 2006 në 2016-ën e ka patur Qipro dhe Republika Çeke. Në Lituani, Bullgari, Letoni dhe Finlandë ka patur rënie në këto 10 vite./Scan/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco