Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Kina e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje të reja

Kina e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje të reja

12:45, 04/12/2017
A+ Aa A-

Kina dhe Shqipëria nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, gjatë takimit të gjashtë të krerëve të qeverive të mekanizmit '16+1', që u zhvillua së fundmi në Budapest të Hungarisë, njoftoi Radio e Jashtme e Kinës.

Në prani të udhëheqësve pjesëmarrës, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe zv./ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj, nënshkruan marrëveshjen mbi bashkëpunimin doganor.

Përveç kësaj, Kina dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi zhvillimin e bashkëpunimit dhe të investimeve në fushën e energjisë mes Fondit Kinë-Europa Qendrore e Lindore dhe Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës të Shqipërisë.

'Grupi i Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Veriut', Ministrisë e Energjisë dhe e Infrastrukturës dhe Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e hidrocentralit Skavicës.

Në të kaluarën, brenda mekanizmit të bashkëpunimit '16+1', qeveria shqiptare dhe kompanitë kineze kanë nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi, por asnjë prej tyre nuk është zbatuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco