Transaksionet/ Greqia përfshin Shqipërinë në listën e zezë: ja përse dyshohet…

Transaksionet/ Greqia përfshin Shqipërinë në listën e zezë: ja përse dyshohet…

17:21, 22/11/2017
A+ Aa A-

Ministria greke e Financave ka publikuar një listë “të zezë” me 43 shtete që do të vëzhgohen rreptësisht nga zyrat e taksave sa i përket transaksioneve të bizneseve.

Sipas shkresës, shtetet në këtë listë konsiderohen jo bashkëpunuese në çështjet tatimore për vitin 2016. Kjo do të thotë se transaksionet e kompanive në raport me 43 shtetet e përfshira në listë nuk do të konsiderohen si shpenzime biznesi nga autoritetet financiare greke, nëse nuk ekziston faturë dhe nuk provohet vërtetësia e transaksionit.

Në mesin e “listës së zezë” është e përfshirë edhe Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Bosnjë-Hercegovina, Qipro, Mali i Zi, Hungaria etj. Ndërkohë, mes Greqisë dhe vendeve anëtarëve të Bashkimit Europian ekziston një bazë ligjore për shkëmbimin e informacionit.

Ministria greke e Financave ka paralajmëruar kompanitë vendase se do të ketë penalizime për to nëse bëjnë transaksione bankare të pajustifikuara me 43 shtetet e përfshira në këtë listë. /klan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco