Kriza energjetike, nëse nuk ka shi do të duhen 45 milionë euro

Kriza energjetike, nëse nuk ka shi do të duhen 45 milionë euro

16:56, 21/11/2017
A+ Aa A-

Shqipëria është zhytur në një krizë të rëndë hidrike, e cila pritet të përkeqësojë edhe më shumë financat e sektorit energjetik.

Për shkak të pamundësisë për të prodhuar në vend, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë po planifikon të importojë një sasi rekord energjie për dhjetorin. Kjo energji mund të kushtojë mbi 45 milionë euro.

Blerja e re do ta çojë faturën totale të importit të energjisë për këtë vit në mbi 200 milionë euro ose gati 2 për qind e prodhimit kombëtar, një rekord i pashënuar më parë.

Pjesa dërrmuese e faturës së këtij viti është përballuar nga fondet e vetë oshee dhe një kredi prej 23 milionë euro që KESH morri nga Banka Botërore. Por në verë qeveria u detyrua të japë rreth 40 milionë euro kredi për OSHEE-në, e cila jo vetëm që nuk mund të përballojë më e vetme importet e energjisë, por ka filluar të akumulojë borxhe të papaguara, veçanërisht ndaj tatimeve.

Por shqetësimi më i madh i KESH dhe OSHEE është se kriza mund të thellohet më tej, pasi ndryshe nga sa shpresohej situata nuk është përmirësuar as në vjeshtë. Niveli i ujit në Fierzë është rreth 21 metër më i ulët se vjet, ndërkohë që prurjet për muajin nëntor të këtij viti janë 6 herë më pak se nëntori i kaluar duke rezultuar më të ulëta edhe se vitet më të këqija historike.

Këtë vit sektori energjitik u zhty ne krizë prej shpenzimeve të larta për importet. Qeveria u detyrua të rrisë deficitin buxhetor mbi kufirin e parashikuar. Por nëse dimri do të rezultojë i thatë ashtu si vjeshta, vitin e ardhshëm pasojat mbi financat e shtetit do të jenë më të rënda. /TCH/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco