Ja pse Shqipëria nuk mund të konkurojë me asnjë nga vendet e rajonit për ...

Ja pse Shqipëria nuk mund të konkurojë me asnjë nga vendet e rajonit për ...

23:02, 17/11/2017
A+ Aa A-

Shqipëria nuk mund të konkurojë me vendet e rajonit në fushën e bujqësisë. Kështu u shpreh Kryetari i ZGJIDHJE-s, Koço Kokëdhima., sipas të cilit qeveria shqiptare subvencionon bujqësinë me vetëm 3 euro për hektarë.

“Me kushtet që kemi ne, me prapambetjen që kemi ne, me bujqësinë që kemi ne është e sigurtë që Shqipëria nuk do ta bëjë dot as bujqësinë.

Shqipëria subvencionon bujqësinë 3 euro për ha, ndërkohë Serbia e subvencionon bujqësinë 80 euro për ha, Kosova 45 euro për ha, Bosnja 31 euro për ha, Mali i zi 21 euro për ha, Maqedonia 145 euro për ha”, tha Kokëdhima në Ora neës.

Sipas tij, bujqësia e Shqipërisë përbën 20 % të GDP, bujqësia e Maqëdonisë përbën 8 % të GDB, ndërsa buxheti i bujqësisë në Shqipëri është 10.9 mld lekë në 2018. Ndërkohë Maqedonia me 8 % të GDP i jep 180 mln euro bujqësisë.

“Si do konkurojë bujqësia e Shqipërisë me bujqësinë e Maqëdonisë, Kosovës.

Thjesht ne do ushqehemi me produktet sllave dhe nuk do bëjmë dot asgjë”, tha Kokëdhima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje shqiptar17/11/2017 23:32

Keni shume te drejte Zoti Koço por kush do te degjoje.

Shto koment

Denonco