Shqipëria në regres ekonomik/ Banka Botërore: Rritja ekonomike në rënie të pandalshme

Shqipëria në regres ekonomik/ Banka Botërore: Rritja ekonomike në rënie të pandalshme

17:42, 16/11/2017
A+ Aa A-

Dështimi i qeverisë për të thithur investime të huaja ka filluar të japë pasoja të thella negative për ekonominë shqiptare. Banka Botërore deklaron se rritja ekonomike do të përkeqësohet ndjeshëm në dy vitet e ardhshme duke i dhënë një shuplakë të fortë pretendimeve të qeverisë për rigjallërimin ekonomik.

Në prezantimin e raportit të rregullt ekonomik për Europën Juglindore, kryekonomistja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Hilda Shijaku deklaroi se ekonomia shqiptare do të përkeqësohet duke filluar që nga viti i ardhshëm.

"Për këtë vit ne presim që rritja ekonomike të jetë 3.8 për qind. Por në 2018-ën rritja ekonomike do të zbresë në 3.6 për qind, ndërsa në vitin 2019 ajo do të ulet më tej në 3.5%" deklaroi Shijaku. 

Image

Sipas Bankës Botërore, ngadalësimi i ekonomisë vjen për shkak të rënies së investimeve të huaja.

"Rritja ekonomike do të ulet për shkak të përfundimit të dy projekteve të mëdha në fushën e energjisë, gazsjellësit Transadriatik dhe Kaskadës së Devollit, ndërkohë që nuk ka asnjë investim tjetër të madh në horizont që mund të zëvendësojë efektin e tyre," deklaroi BB.

Të dy këto projekte janë kontraktuar nga qeveria e Partisë Demokratike, ndërsa prej 5 vitesh në Shqipëri nuk është afruar asnjë investim madhor nga jashtë. Edhe pse qeveria pretendon se ka përmirësuar klimën e biznesit, gjatë gjithë mandatit të saj ajo nuk ka mundur të sjellë asnjë investim të ri nga jashtë, duke përkeqësuar prespektivën e ekonomisë.

Në dy vitet alternativa e investimeve nga jashtë u zëvendësua nga zgjerimi i industrisë së drogës. Por në vend të mirëqënies për qytetarët, biznesi i drogës ka prodhuar vetëm krim si dhe ka trembur investimet e ligjshme.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco