Nga janari kur t`ju vijë fatura e energjisë, do të gjeni brenda edhe këtë taksë të re

Nga janari kur t`ju vijë fatura e energjisë, do të gjeni brenda edhe këtë taksë të re

10:41, 14/10/2017
A+ Aa A-

Duke filluar që nga muaji janari i vitit që vjen, kur t`ju mbërrijë në shtëpi fatura e energjisë, shuma që keni për të paguar do të jetë edhe më “e majme” se më parë. Janari është muaji kur qeveria do të fillojë të mbledhë taksën e pronës, një tarifë që do të vendoset mbi vlerën reale të tregut të dhe do të vilet përmes faturës së energjisë elektrike.

Burime zyrtare në Ministrinë e Financave thanë për televizionin Klan se rritja për individët do të variojë nga 20- 50% të shumës që paguhet sot, ndërsa për godinat në periferi nuk do të ndryshojë. Bizneset, që aktualisht paguajnë një tatim të lartë, do të kenë një taksë më të zbutur vitin e ardhshëm.

Tv Klan raporton gjithashtu se për vitin 2018-të ky tatim i ri do të nisë të mblidhet fillimisht në bashkinë e Tiranës, e cila ka edhe numrin më të lartë të pasurive të patundshme dhe njësive tregtare, një bonus i madh për kryebashkiakun Veliaj që do të mbushë arkën me të ardhura shtesë nga rrija e taksës. Burimet sqarojnë se në qytete të tjera, banorët paguajnë jo më shumë se 5 euro në vit, çka e bën totalisht të papërfillshëm këtë tatim.Taksimi i ri do të variojë nga 0.076, 0.1 dhe 0.114% të vlerës së pronës. Në të gjitha variantet, një shtëpi që sot kushton 100 mijë euro dhe është 100 metra katrorë, do të paguajë 76 euro, 100 euro ose 114 euro në vit. Aktualisht një apartament i tillë në Tiranë, paguan 22.5 euro, po aq sa një i ngjashëm me të për nga madhësia, por më i ulët në vlerë pasi është në zonë periferike.

Për sa u përket bizneseve, një dyqan 100 metra katror një kryeqytet sot paguan 300 euro tatim pasurie, i cili është 10 herë më i lartë se ai i individëve.  Zyrtarë të ministrisë së financave sqarojnë se kjo është edhe një porosi e FMN-së që taksimi i bizneseve të bëhet në mënyrë të drejtë, e në bazë të vlerës së qirasë që ata japin. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kot15/10/2017 19:03

Me pelqen komenti, 'na duhen me ahume leke per rehari, ku ti gjejme mbajn gomeret'

Ustai15/10/2017 18:52

Sipas kesaj cuces me lart i bie qe duhet me pagu nja 40 vjet taksa qe mos ngrihen me shume. te kripsha trute te kripsha, e paske mbaru shkollen ke Kristaq Rama mesa shoh.

REA14/10/2017 14:23

Nuk do ishte ngrejtur asnje lloj takse nese nuk do i kishim neglizhuar pagesen e tyre. Po duke mos paguar gjithmon normalisht qe nuk ka lek ne buxhetin e shtetit, nuk ka lek merr borxhe, po njeher duhen paguar ato borxhe apo jo? Nese do ishim treguar te rregullt qe ateher tani normalisht qe do kishim vec lehtesime dhe do u merrnin me pjesen e rritjeve te rrogave dhe infrastrukture me te mire

Shto koment

Denonco