Tokat bujqësore në përdorim, shtyhet afati për titujt e pronësisë

Tokat bujqësore në përdorim, shtyhet afati për titujt e pronësisë

09:05, 14/10/2017
A+ Aa A-

Qeveria vendos të shtyjë afatin për pajisjen me titull pronësie të fermerëve që kanë në përdorim toka bujqësore të ndara me ligjin 7501. Kështu, limiti i përcaktuar deri në dhjetor të këtij viti do të zhvendoset deri në qershor të 2018­s, duke u dhënë mundësinë të gjitha atyre familjeve që kanë në posedim aktin e përdorimit të mund të marrin tapinë. Lajmin e dha dje ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Nga Vlora, gjatë takimit konsultativ për buxhetin e vitit të ardhshëm, ministri tha se do të ngrihet një grup i posaçëm pune, i cili do të merret vetëm me trajtimin e pronave, në mënyrë që pajisja me titull pronësie të përfundojë brenda 300 ditëve të para. Ky afat i ri do të jetë shansi i fundit për fermerët. Peleshi bëri të qartë se nuk do të ketë më shtyrje të kësaj praktike, e cila duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë.

“Në fund të muajit dhjetor përfundon afati për bashkitë për të plotësuar me tituj pronësie ata fermerë që nuk e kanë marrë titullin e pronësisë, pra kanë vetëm aktin e marrjes së tokës në përdorim. Ne do të bëjmë një shtyrje të afatit, por më duhet të them që edhe këto shtyrjet e herëpashershme janë gati­gati qesharake. Të gjithë premtojnë se do të jetë shtyrja e fundit, por unë po zotohem edhe publikisht se do ta zhvendosim afatin me disa muaj deri në qershor të vitit që vjen, por kjo do të jetë finale.

Bashkive do t’u japim të gjithë mbështetjen që duan në zhbllokimin e ngërçeve për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Një ekip i posaçëm në ministri do të merret vetëm me trajtimin e pronave, në mënyrë që pajisja me titull pronësie të përfundojë brenda 300 ditëve të para. Pastaj është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe dorëzimi i tapisë, pra certifikatës së pronë­ sisë”, bëri me dije ministri i Bujqësisë, i cili u ndal edhe në procedurat e reja që do të aplikohen për regjistrimin e tokës.

“Do të krijojmë Agjencinë e Titujve të Pronësisë, e cila nuk do të presë më fermerin që të paraqitet për të regjistruar Aktin e Marrjes së Tokës në Pronë­ si (AMTP­së), por do të jetë agjencia që do të bëjë një regjistrim të përgjithshëm të titujve përmes një praktike të re pune, duke qenë se të gjitha institucionet që kanë pasur në ngarkim çështje të pronësisë do të jenë nën një çati”./Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco