Banka Botërore: Qeverisja në Shqipëri është përkeqësuar me shpejtësi

Banka Botërore: Qeverisja në Shqipëri është përkeqësuar me shpejtësi

14:52, 13/10/2017
A+ Aa A-

Banka Botërore ka përditësuar së fundmi indikatorët botërorë të qeverisjes. Këta indikatorë janë gjashtë në total: përgjegjësia, stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës, efektshmëria e qeverisjes, cilësia e rregullatorëve, sundimi i ligjit dhe kontrolli mbi korrupsionin, raporton Scan

Të gjashtë këta indikatorë vlerësohen me përqindje, ku përqindja sa më e lartë të jetë, aq më mirë performon një vend. Të dhënat e fundit i referohen vitit 2016, dhe bëhet një krahasim me të gjitha vitet e kaluara, ndërkohë që ne  po i referohemi 2015-ës. Në krahasim me 2015-ën katër ndër 6 indikatorët në vendin tonë kanë pësuar përkeqësim, ndërkohë që progres shënon vetëm indikatori i kontrollit të korrupsionit dhe ai i cilësisë së rregullatorëve.

Siç duket qartë, Shqipëria së bashku me Kosovën janë të fundit në rajon në indikatorin e sundimit të ligjit për vitin 2016. Sa i përket kontrollit të korrupsionit ndërkohë, me një përqindje në 41, Shqipëria vjen pas Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Ekzaktësisht e njëjta gjë vlen për indikatorin që i referohet efektshmërisë së qeverisë, ku Shqipëria arrin të lërë pas vetëm Bosnje Hercegovinën dhe  Kosovën. Kur bëhet fjalë për stabilitetin politik dhe mungesën e dhunës, Shqipëria regjistron performancën më të mirë në rajon, paçka se, është përkeqësuar në krahasim me vitin 2015.

Ndërkohë, për përgjegjësinë e qeverisë, Shqipëria është në vend të dytë, shumë pranë Serbisë së vendit të parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ajla13/10/2017 17:47

ME ane te reformes ne drejtesi cdo gje do te filloje e te vi sipas parametrave europian keshtu qe nuk mendoj fare si nje lajm shqetesues.

Shto koment

Denonco