Dalin në shitje pronat e ‘Piramidave’, ja sa milion euro kushtojnë ato që kanë mbetur, nga ‘VEFA’ dhe ‘Kamberi’

Dalin në shitje pronat e ‘Piramidave’, ja sa milion euro kushtojnë ato që kanë mbetur, nga ‘VEFA’ dhe ‘Kamberi’

15:57, 11/10/2017
A+ Aa A-

Ministria e Financave do të nxjerrë në ankand këtë të premte rreth 10 fabrika, linja prodhimi e magazina të ish firmave piramidale. Bëhet fjalë për prona të dy ndër firmave më të mëdha piramidale, “Vefa” dhe “Kamberi”, raporton Scan.

9 prej pronave që do të nxirren në ankandi i përkasin firmës “Vefa”. Në to përfshihet 4 objekte të “Ish Sektori i Përpunimit të Drurit” në Elbasan, tokë truall e “Ish Fabrikës së Salcës” në Fier, “Frigoriferi” në Rrëshen, “Ish Fabrika e Sallamit dhe Magazinë Prodhimi” në Përmet, si edhe “Truall Depo Uji Nr. 1” dhe “Truall Stacion Pompimi” në Paskuqan.

Ankandi do vazhdojë me pronat e Firmës “Kamberi”, ku më të rëndësishmet janë “Ish Pularia” në Patos dhe një Linjë Prodhimi Sallami në Nartë të Vlorës. Prona më e shtrenjtë mes 14 objekteve i përket firmës “Kamberi”. Ajo është ish pularia e Patosit, me vlerë rreth 100 mijë dollarë.

Pasuritë në fjalë, janë të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish-firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre.

Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991, duke sjellë si pasojë vitin tragjik, 1997, me falimentimin e rreth 25 firmave të cilat grumbulluan rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi12/10/2017 17:46

Perse thone cmimi maksimal dhe jo cmimi i fillimit te ankandit ? Apo eshte pergatitur per dike ? Perse nuk thone sa toke truall eshte ne pronesi te ketyre fabrikave apo linjave te perpunimit ? Apo nuk u intereson ti vlerosejne trojet pasi u rritet vlerave pronave dhe nuk i blejne dot me cmime te lira , por duhet te paguajne cmime tregu ?

Labi11/10/2017 16:03

Po ato prona qe i mori per dy leke Arben Malaj atehere ne pushtet bashke me komunistet and tjere ne qeveri pas 97, ku jane apo u harruan hajdutet e vertete te ketij vendi?

Shto koment

Denonco