Itali, persona të maskuar përleshen me policinë gjatë protestave masive në Firence

Itali, persona të maskuar përleshen me policinë gjatë protestave masive në Firence

08:23, 06/11/2016
A+ Aa A-

Qindra protestues të maskuar anti-qeveritare janë përleshur me policinë italiane në Firence gjatë demonstrative  kundër referendumit kushtetues të vendosur nga kryeministri Matteo Renzi.

Ata hodhën bomba tymi dhe fishekzjarre mbi policët, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Projekt-ligji synon të reduktojë rolin e Senatit dhe prerjen e kompetencave të qeverisë rajonale. Kundërshtarët thonë se kjo do të çonte në një përqendrim të tepruar të pushtetit.

Renzi ka premtuar të japë dorëheqjen nëse humbet votën 4 dhjetor, shkruan "BBC".

Ai thotë se plani do të modernizojë parlamentin italian dhe do t’I japi Italisë një qeveri më të qëndrueshme.

Por sondazhet e fundit të opinionit sugjerojnë se votuesit do ta refuzojë atë

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco