Babai vret për nder, dy vajzat 10 dhe 20 vjeçe

Babai vret për nder, dy vajzat 10 dhe 20 vjeçe

15:53, 24/09/2017
A+ Aa A-

Babai vret dy vajzat e tij për “nder”. Dy motra u vranë këtë të mërkurë nga babai i tyre, në, i cili i akuzonte se kishin prishur nderin e familjes.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Peshawar të Pakistanit, duke bërë jehon në mbarë botën.

Komisari Fazal Wahid tha për mediat se autori i dyshuar Abdul Gani, vrau dy vajzat e tij, Shamin 20 vjeçe dhe Noreen 10 vjeçe, dhe për dy ditë me radhë iu fsheh policisë.

Gjatë pyetjes në polici, ai pranoi krimin, duke dhënë edhe arsyen e një veprimi të tillë.

“Më vinte turp nga sjellja e tyre, dilnin nga shtëpia orar e pa orar”, tha babai.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e krimit, ndërkohë që Abdul Gani njihej si njeri tejet fanatik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco