Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Jeni të huaj’, anglezja fyen me fjalë raciste punonjësit e qebabtores për një copë letër

‘Jeni të huaj’, anglezja fyen me fjalë raciste punonjësit e qebabtores për një copë letër

14:29, 24/09/2017
A+ Aa A-

Një grua në Angli është kapur nga kamerat e një restoranti takeaway (që përgatit ushqim për t’u marrë me vete) teksa lëshon një tiradë fjalësh raciste kundër personelit.

Kamerat e sigurisë në Medo Kebab House në Southport, Merseyside, regjistruan gruan tek u thoshgte punonjësve të qebabtores “kini parasysh, ky është vendi im, jo i tiji”, për pronarin, teksa merrte ushqimin.

Videoja është hedhur në median sociale në internet nga personeli i restorantit, për të treguar abuzimin karshi personelit.

Përdoruesit e medias sociale i kanë bërë thirrje gruas të shfaqet kush është e t’i vijë turp.

Në video, ajo dëgjohet teksa ofendon me fjalë raciste, ndërsa punonjësit i përgjigjen: “ki parasysh, jy është vendi yt, nuk ka nevojë të jesh raciste”.

Ajo shihet teksa përdor një cigare elektronike teksa qëndron në këmbë pranë banakut.

I zoti i Medo Kebab Houses, Cihan Erdogan, 42, ka shkuar në Angli 23 vjet më parë nga Turqia.

Ai i tregoi gazetës Liverpool Echo se “ajo u përpoq të merrte diçka prapa kasës, një copë letre apo stilolaps, dhe unë i thashë të mos  e merrte. I thamë ‘na e kërko neve dhe ta japim çfarëdo që të duash’, ndërsa ajo u përgjigj ‘ky është vendi im, ju jeni të huaj, nuk mund të më thoni kështu’.”.

Takeaway i Erdoganit është emëruar si më i miri në llojin e vet jashtë Londrës në vitet 2014 dhe 2015.

Daily Mail – Përgatiti Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco