Kolumbi, sekuestrohen shtatë tonë kokainë

Kolumbi, sekuestrohen shtatë tonë kokainë

14:14, 23/09/2017
A+ Aa A-

Autoritetet kolumbiane sekuestruan shtatë tonë kokainë në një operacion kundër grupit kryesor të trafikantëve të drogës në vend “Clan del Golfo”, njoftoi sot Ministria kolumbiane e Mbrojtjes.

“Kokaina u zbulua në një pronë në Uraba, në veri, dhe ishte e destinuar për Amerikën Qendrore dhe tregun amerikan”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas.

Vlera e drogës së sekuestruar arrinte vlerën e 15 milionë dollarëve.

Shkëmbime zjarri ka pasur mes policisë dhe anëtarëve të grupit gjatë operacionit, në përfundim të të cilit katër burra dhe një grua u arrestuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco