Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Zgjedhjet në Gjermani, Trump i uron Merkelit suksese

Zgjedhjet në Gjermani, Trump i uron Merkelit suksese

13:40, 23/09/2017
A+ Aa A-

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i uroi kancelares gjermane, Angela Merkel suksese në zgjedhjet e fundjavës.

”Trump i telefonoi kancelares Merkel  për t’i uruar vendit të saj zgjedhje të suksesshme”, njoftoi Shtëpia e Bardhë, gjatë një deklarate për shtyp.

Gjithashtu, gjatë bisedës telefonike, presidenti, Trump nënvizoi lidhjen e fortë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Trump dhe Merkel kanë patur mosmarrëveshje për një mori çështjesh dhe marrëdhëniet e tyre personale dukeshin të tensionuara, sidomos duke patur parasysh shkrimet e presidentit, Trump në Twitter,  që kritikonin politikën gjermane dhe herë pas here në mënyrë direkte edhe vet Merkelin, e cila ndryshe nga Trump nuk është përdoruese e rrjetit social, Twitter.

Retorika e parë amerikane e Trumpit, dhe vendimi i tij për të lënë marrëveshjen e Parisit për Klimën, kanë shkaktuar një pakënaqësi në politikën gjermane.

Gjithashtu, Trump ka kërcënuar kundër hendekut tregtar mes SHBA-së dhe Gjermanisë duke e quajtur politikën e migrimit të Merkelit një “gabim katastrofik”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco