Rriten tensionet mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranit

Rriten tensionet mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranit

12:48, 23/09/2017
A+ Aa A-

Një çështje që konsiderohej e tejkaluar, ajo e ujërave territoriale është kthyer në një episod të nxehtë diplomatik mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Kryeministri slloven Miro Çerar anulloi një vizitë të planifikuar në Kroaci, duke akuzuar fqinjin e tij për provokim dhe rikthimi të gjuhës së konfliktit.

Homologu i tij kroat, Andrei Plekoviç, vuri në dukje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se marrëveshja ndërkombëtare e arritur për këtë çështje nuk është e vlefshme.

Qershorin e kaluar, Sllovenia fitoi qasje të plotë në zonën detare të përbashkët me Kroacinë.

Zagrebi atëherë kishte protestuar fuqishëm. Çështja e ujërave territoriale ka qenë shqetësuese për të dy vendet që nga pavarësia e tyre nga Jugosllavia në vitin 1991.

Në veçanti, zona për të cilën ka polemika të forta është Gjiri i Piranit.

Në vitin 2013, Zagrebi u pajtua me direktivat evropiane për rajonin dhe arriti të bashkohej me Bashkimin Evropian, por më vonë ndryshoi qëndrim.

Gjykata e Hagës vendosi në qershor që Sllovenia të marrë pjesën më të madhe të Gjirit dhe mund ta integrojë atë në ujërat e saj territoriale.

Përveç kësaj, gjykata bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një “zone gri” në ujërat territoriale kroate, në mënyrë që Sllovenia të mund të kishte qasje në ujërat ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco