Kina në alarm: Koreja e Veriut sapo shkaktoi një tërmet të fuqishëm

Kina në alarm: Koreja e Veriut sapo shkaktoi një tërmet të fuqishëm

12:32, 23/09/2017
A+ Aa A-

Kina ka njoftuar ditën e sotme se në Korenë e Veriut është zbuluar një tërmet 3.4 ballësh, si pasoje një shpërthimi të dyshuar, duke ngritur kështu frikën se Kim Jong-un kishte testuar një bombë tjetër bërthamore.

Administrata e termeteve tha në një deklaratë në faqen e saj se tërmeti, i cili ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesin , u regjistrua në një thellësi prej zero kilometrash.

Agjencia zyrtare e lajmeve ‘Xinhua’ tha se epiqendra ishte afërsisht në të njëjtin vend si një tërmet i ngjashëm më 3 shtator, i cili u zbulua se po shkaktohej nga testi i gjashtë dhe më i madh bërthamor i Koresë së Veriut.

Tërmeti u zbulua në provincën Veriore të Hamgyong, ku ndodhet zona bërthamore e Koresë së Veriut.

Kina deklaroi gjithashtu tha se po analizonte të dhëna për tërmetin por theksoi se ishte një tërmet i shkaktuar nga dora e njeriut.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong Ho, i cili aktualisht është në Nju Jork për një takim të Kombeve të Bashkuara, paralajmëroi të enjten se Kim mund të merrte në konsideratë testimin e një bombe me hidrogjen mbi Paqësorin./SYRI.net/

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco