'Bar do hanë dhe armët nukleare nuk do t’i braktisin!' Dokumentari rus për Korenë e Veriut trondit botën

'Bar do hanë dhe armët nukleare nuk do t’i braktisin!' Dokumentari rus për Korenë e Veriut trondit botën

09:24, 23/09/2017
A+ Aa A-

Ky është një shembull ideal se si televizionet ruse janë shumë larg krahas medieve të SHBA-ve dhe Evropës. Si për fillim, ky raportim është i gjatë 12 minuta- gati se i panjohur në SHBA- dhe shumë shpesh në Rusi.

Dokumetari është bërë nga 4 ekspertët rus të cilët kanë jetuar shumë vite në Korenë e Veriut dhe e njohin shumë mirë atë vend.

Disa nga fakte interesante per Korene:

- Koreja është e vjetër 3250 vjet.

Kanë shtypur libra 320 vjen para Gutenbergut.

Veturat luksoze në rrugët e qytetit të Pyongyang, sigurojnë se ky vend nuk është edhe aq i varfër sa njerëzit thonë.

Qendrat ruse të Vladivostok dhe Hasan janë disa kilometra larg – nëse vjen lufta në Korenë e Veriut, veçanërisht në luftën bërthamore, atëherë do të jetë një fatkeqësi edhe për Rusinë.

Ata të Koresë së Veriut dhe të Jugut, mes vete konsiderohen si të një nacionaliteti, një race, të dy palët janë nacionalistë të mëdhenj.

Këto dy shtete janë emocionalisht shumë të lidhur,më shumë se sa njerëzit e Perëndimit mendojnë. Të huajt janë armiq edhe për ata të Veriut edhe për ata të Jugut.

Koreja e Veriut është liruar nga marksizmi që nga viti 1970.

Pse embargoja e energjisë nuk do ta mund ta dëmtojë shumë Koreja e Veriut? Sepse ata kanë shumë qymyr.

Vendimet qeveritari merren kolektivisht- ajo nuk është autokrati e udhëhequr nga Kim.

Qeveria dhe ushtria janë racional në sjelljen e tyre.

Shumë të fortë, të gatshëm për të luftuar për jetën e tyre. Njerëzit të veshur për luftë nukleare nuk kanë frikë.

Koreja e Veriut ka marrëdhënie diplomatike me 161 kombe, por jo me SHBA.

Koreanët e Veriut janë të gatshëm të luftojnë dhe nuk kanë frikë nga lufta. Nuk është e mundur që këta njerëz kaq krenar të i ulësh në gjunjë.

Putin në një pyetje për krizën që e rrethon Korenë e Veriut ka thënë: ”Koreanët e Veriut do të hanë barë, ndërsa nuk do t’i braktisin armët nukleare”.

Mjeku sovjetik, Juri Belenkov, i cili ka qenë mjeku personal i Kim II Sunga, gjyshit të Kim Jong Una, thotë që ata që mendojnë që Koreja e Veriut është e prapambetur, në të vërtetë gabohen.

“Është gabim i madh të mendosh që ky është një i largët dhe i pazhvilluar. Mua nuk më befason ajo që këta mund të bëjnë një hap të madh”, ka thënë ai

Konstatin Belov, një korrespodent në televizionin sovjetik DNRK, i cili ka kaluar 5 vite duke studiuar në Universitetit e Pyongyang, thotë që është bindur që Koreanët e Veriut dhe Jugut janë të bashkuar në diçka tjetër.

“Mendoj që nacionalizmin e kanë të përbashkët. Ata në fakt nacionalitetet tjera nuk i trajtojnë edhe aq mirë. Për ata nacionaliteti tyre është mbi të gjithë. Unë mendoj që për këtë gjë janë të përbashkët. Për koreanët, çdo i huaj është armik’, ka thënë Belov.

Për Koreanët e Veriu thotë që janë shumë të disiplinuar, një komb shumë i bashkuar. Mësuesit korean janë pyetur se përse Koreanët e Veriut nuk kanë frikë nga lufta nukleare. Lufta nukleare është e rrezikshme dhe frikshme. Ata thonë se nuk është punë e madhe. Le të bëhet lufta nukleare, kanë thënë mësuesit korean.

“Ne kemi shumë tunele nëntokësore, do të presim, do të fshihemi, do të luajmë në harmonikë, do t’ia kalojmë mirë. Ndërsa kur të mbaron lufta, o të dalim dhe do të ndërtojmë socializmin.”

Koreja e Veriut ka marrëdhënie diplomatike me 161 shtete, ku SHBA dhe Japonia nuk hyjnë në mesin e tyre. Gjë kjo që e komplikon zgjedhjen e një krize të tillë./gazetametro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco