Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

FOTO/ Alarm për bombë në Paris, policia rrethon kullën Eifel

FOTO/ Alarm për bombë në Paris, policia rrethon kullën Eifel

22:36, 22/09/2017
A+ Aa A-

Një stacion treni pranë kullës Eifel në Paris është evakuuar pasditen e sotme pas një alarmoi për bombë.

Policia mori informacione për një pako të dyshimtë. Forca të shumta u vunë re edhe pranë Kullës Eifel, simbol i kryeqytetit parisien.

Stacioni në fjalë është mjaft i frekuentuar nga turistët. Pas një ore pakoja u shkatërrua dhe u zbulua se nuk mbante gjë të dyshimtë. Stacioni u hap për qytetarët. Gjithsesi siguria mbetet e lartë pranë kullës Eifel ku shihen forca të shumta sigurie.

Siç dihet ajo ka qenë në qendër të kërcënimeve të ISIS. Pak javë më parë një grup turistësh u mbyllën në kullë pasi u identifikua një person i rrezikshëm i cili u ndalua. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco