Kundërpërgjigjet ‘flakë për flakë’ Trump: Kim një i çmendur që mund të shfarosë popullin e tij

Kundërpërgjigjet ‘flakë për flakë’ Trump: Kim një i çmendur që mund të shfarosë popullin e tij

12:42, 22/09/2017
A+ Aa A-

Donald Trump duket se reaguar ashpër ndaj deklaratës së drejtpërdrejtë të Kim Jong-un ku kërcënonte presidentin amerikan dhe dënonte fjalim e tij në OKB.

Trump e ka quajtur Kim Jong-un një "të çmendur që nuk që nuk e ka problem të vdesë urie ose të shfarose popullin e tij.

 Në një postim në rrjetin socia Tëittter, shefi i Shtëpisë së Bardhë shkruan  gjithashtu se udhëheqësi i Koresë së Veriut do të "testohet si kurrë më parë".

 


Kim Jong-un ka ka reaguar zyrtarisht pas fjalimit të Presidentit amerikan në OKB, duke thënë Donald Trump do ta paguajë për 'komentet e tij të turbulluara'.

 Në një deklaratë te fuqishme personale, përmes mediave shtetërore, Kim tha se Trump do të "paguante shumë shtrenjtë" për fjalimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë në gjuhën angleze,  Kim tha se komentet e Trump e kishin bindur se rruga që kishte zgjedhur ishte e saktë dhe se është ajo që duhet të ndjekë deri në fund".

"Tani që Trump më ka fyer  mua dhe vendin tim para syve të botës, si dhe ka bërë deklaratën më të ashpër për luftë në histori", Koreja e Veriut do ta bëjë  të paguajë shumë shtrenjtë për fjalët e tij ".

Presidenti amerikan tha të martën se nëse Amerika do të ishte e detyruar të mbrohej, do ta "shkatërronte totalisht" Korenë e Veriut.

Trump gjithashtu u tall me zotin Kim duke e quajtur "njeriu- raketë."/SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco