‘Do shpërthejmë një bombë në Oqean!’ Koreja e Veriut vë botën në alarm

‘Do shpërthejmë një bombë në Oqean!’ Koreja e Veriut vë botën në alarm

11:55, 22/09/2017
A+ Aa A-

Koreja e Veriut u ka paralajmëruar se mund të shpërthente një bombë bërthamore në Oqeanin Paqësor në kundërpërgjigje të  fjalimit të Presidenti amerikan, Donald Trump, në OKB, raporton "The Indepedent".

Ministri i jashtëm i Korësë së Veriut , Ri Yong Ho, tha se qeveria e tij do të konsideronte  testin e një bombe me hidrogjen në det, por shtoi se një vendim i tillë do të merrej përfundimisht nga sundimtari i vendit, Kim Jong-un.

“Ky mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm i bombës me hidrogjen në Paqësor”, tha Ri në Nju Jork, i cili po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, duke shtuar se, “nuk do ta ketë idenë se çfarë veprimesh mund të merren pas urdhrit që do të jepet nga udhëheqësi Kim Jong-un.”

Deklaratat e tij erdhën menjëherë pasi agjensia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut publikoi një deklarate të rrallë personale nga vetë Kim, shkruan syri.net. Në një deklaratë në gjuhën angleze,  Kim tha se komentet e Trump e kishin bindur se rruga që kishte zgjedhur ishte e saktë dhe se është ajo që duhet të ndjekë deri në fund".

"Tani që Trump më ka fyer  mua dhe vendin tim para syve të botës, si dhe ka bërë deklaratën më të ashpër për luftë në histori", Koreja e Veriut do ta bëjë  të paguajë shumë shtrenjtë për fjalët e tij ".

Presidenti amerikan tha të martën se nëse Amerika do të ishte e detyruar të mbrohej, do ta "shkatërronte totalisht" Korenë e Veriut.

Trump gjithashtu u tall me zotin Kim duke e quajtur "njeriu- raketë."

Por që nga viti 2006, ka kryer në total gjashtë teste bërthamore. Më e fuqishmja ishte ajoe  lëshuar së fundmi, me 3 shtator të këtij viti, që  është marrë si detonim i një atomi hidrogjeni./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco