Zbulohen në tempullin e lashtë 'thesaret e fshehura të Perëndive të Egjiptit'

Zbulohen në tempullin e lashtë 'thesaret e fshehura të Perëndive të Egjiptit'

11:40, 22/09/2017
A+ Aa A-

Një koleksion i pazakontë statujash që përshkruajnë hyjnitë egjiptiane dhe krijesa mitike është zbuluar në një tempull egjiptian.

Koleksioni i njohur si një ‘Favissa’ është  përshkruar për herë të parë me detaje në një studim në revistën ‘Antikiteti’, raporton “Internaational Busines Times”.

Ai përmbajnë objekte të shenjta që janë veçanërisht të rralla në Egjipti, duke përfshirë edhe  statujën e Osirisit, perëndisë së rilindjes, të gjendur pranë një statuje qendrore të Ptah, Zotit të zejtarisë dhe krijimit.

Koleksioni u zbulua gjatë gërmimeve në tempullin e ‘Ptah’ në qytezën  Karnak. Statujat u gjetën në një gropë ovale rreth 15 metra të thellë, shkruan syri.net. Në gropë u gjetën gjithsej 38 objekte, të bëra prej guri gëlqeror aliazh bakri, qeramikë të lyer me kallaj dhe qeramika. Ato përfshinin:

14 statuja të Osiris

Dy statuja të perëndeshës Mut, një me mbishkrime hieroglifike

Dy statuja të paidentifikuara të

Një statujë fragmentare e perëndeshës- mace ‘Bastet’

Një sfinks, etj...

Shumë nga gjetjet ishin dëmtuar përgjatë shekujve që kishin qëndruar të groposura.

Mendohet se artefaktet u bënë midis dinastive të 25-ta dhe 30-ta, midis 760 dhe 343 pas erës tonë./SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco