Kim Jong-un reagon personalisht ndaj deklaratave të Trump në OKB: Do ta paguash shtrenjtë!

Kim Jong-un reagon personalisht ndaj deklaratave të Trump në OKB: Do ta paguash shtrenjtë!

08:41, 22/09/2017
A+ Aa A-

Kim Jong-un ka ka reaguar zyrtarisht pas fjalimit të Presidentit amerikan në OKB, duke thënë Donald Trump do ta paguajë për 'komentet e tij të turbulluara'.

 Në një deklaratë te fuqishme personale, përmes mediave shtetërore, Kim tha se Trump do të "paguante shumë shtrenjtë" për fjalimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë në gjuhën angleze,  Kim tha se komentet e Trump e kishin bindur se rruga që kishte zgjedhur ishte e saktë dhe se është ajo që duhet të ndjekë deri në fund".

"Tani që Trump më ka fyer  mua dhe vendin tim para syve të botës, si dhe ka bërë deklaratën më të ashpër për luftë në histori", Koreja e Veriut do ta bëjë  të paguajë shumë shtrenjtë për fjalët e tij ".

Presidenti amerikan tha të martën se nëse Amerika do të ishte e detyruar të mbrohej, do ta "shkatërronte totalisht" Korenë e Veriut.

Trump gjithashtu u tall me zotin Kim duke e quajtur "njeriu- raketë."

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, i cili më parë e krahasoi fjalimin e Trump me një qen që leh, ka paralajmëruar se Korenë mund të provonte një bombë hidrogjeni në Oqeanin Paqësor në përgjigje të kërcënimit të presidentit amerikan.

Koreja e Veriut ka testuar raketa në një shkallë të paparë dhe ka kryer testin e gjashtë të tij bërthamor pavarësisht dënimit ndërkombëtar./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco