VIDEO/ Të gjithëve u dukej e dyshimtë valixhja e rëndë e pasagjerit: Kur e hapën, brenda saj fshihej gruaja e tij

VIDEO/ Të gjithëve u dukej e dyshimtë valixhja e rëndë e pasagjerit: Kur e hapën, brenda saj fshihej gruaja e tij

18:38, 21/09/2017
A+ Aa A-

Një burrë është kapur duke tentuar ta fsheh gruan e tij në valixhe, gjatë kontrollit rutinor në kufi.

Kamerat e sigurisë të instaluara në pikën kufitare mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, kanë filmuar një burrë 47-vjeç duke tërhequr zvarrë valixhen derisa po kalonte kontrollin e pasaportave pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.

Doganierëve dhe policëve kufitar u është dukur i dyshimtë derisa po kalonte para tyre, pasi valixhja e tij dukej shumë e rëndë  dhe në një moment i ngec mes murit dhe derës.

Dhe pasi që policia e ndaluan për t’ia kontrolluar valixhen e kuptuan se brenda saj fshihej gruaja e tij 27-vjeçe, e cila dyshohej se ishte e përfshirë në një aksident trafiku dhe se policia ishte vënë pas saj.

Ajo raportohet se kishte vozitur nën ndikim të alkoolit, ku si pasojë kishte shkelur një pensionist i cili ka mbetur i vdekur në vend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco