Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Adoleshentja e përdhunuar nga mësuesit në gjendje të rëndë në spital

Adoleshentja e përdhunuar nga mësuesit në gjendje të rëndë në spital

13:58, 21/09/2017
A+ Aa A-

Një adoleshente indiane, e cila thuhet se u përdhunua nga dy persona të stafit të shkollës gjatë një periudhe tre mujore, është në gjendje kritike pasi është detyruar të abortojë.

Mjekët thanë për “BBC” se ajo ka pësuar dëmtime të rënda në tru. Policia ka arrestuar drejtorin e shkollës së saj dhe një mësues tjetër.

Policia tha se ajo humbi vetëdijen pasi i akuzuari e detyroi t’i nënshtrohet një aborti në një spital privat.

Policia gjithashtu po heton rolin e spitalit në këtë incident.

Vajza 18-vjeçare u pranua në spital pasi ajo u ankua për dhimbje stomaku, por personeli zbuloi se ajo ishte shtatzënë.

Shëndeti i saj u përkeqësua jashtëzakonisht shumë pas kryerjes së abortit . Ajo është aktualisht pa ndjenja, prej ditësh tashmë./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco