Macron: Trump shumë kategorik në kritikat kundër OKB-së

Macron: Trump shumë kategorik në kritikat kundër OKB-së

13:34, 21/09/2017

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka arsye të jetë kaq kategorik në kritikat ndaj OKB-së, konfirmoi homologu francez, Emmanuel Macron në një intervistë për stacionin televiziv francez, TMC dje në mbrëmje.

I pyetur për një prej citimeve të kundërshtuara të Trump, i cili e kishte cilësuar OKB-në si “klub ku njerëzit flasin shumë dhe humbasin kohën”, Macron u përgjigj: “jo, ai nuk ka arsye të jetë kaq kategorik”.

“Shpeshherë ka inefikasitet dhe humbje kohe”, theksoi presidenti francez, por OKB-ja (…) mundëson dhënien e një kuadri të multilateralizmit, që bën që të gjitha kombet e botës të kenë një zë dukemundësuar trajtimin e të gjitha çështjeve botërore dhe që shmang zbatimin e ligjit të më të fortit”, shtoi ai.

“OKB-ja është ky kuadër ku diskutimet bëhen herë herë komplekse dhe ku secili pranon presionin e kolektivit”, nënvizoi Macron.

Të hënën, në ditën e parë të një jave takimesh në selinë e OKB-së në Nju Jork, Donald Trump dënoi burokracinë dhe menaxhimin e keq që pengon sipas tij OKB-në

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment