Tronditet Stambolli: Bandat rivale luftë me plumba para gjykatës, ka të lënduar

Tronditet Stambolli: Bandat rivale luftë me plumba para gjykatës, ka të lënduar

13:04, 21/09/2017
A+ Aa A-

Anëtarët e dy grupeve rivale kanë hapur zjarr përpara një gjykate në Stamboll, duke plagosur të paktën një person.

Pamjet nga zona tregojnë njerëz të shtrirë në tokë ndërsa përpiqen të mbrojnë veten nga plumbat.

Shtatë persona janë arrestuar, sipas gazetës turke “Hurriyet”.

Beteja me armë shpërtheu mes anëtarëve të bandave rivale të përfshira në një gjyq për vrasje, shkruan “RT”.

Mediat turke kanë raportuar se të dy grupet janë bandat rivale, dhe se lufta mund të jetë shkaktuar nga vrasja e udhëheqësit të një bande.

Njësitë speciale të policisë janë vendosur në zonë dhe autoritetet kanë rrethuar vendin.

I plagosuri  u dërgua në një spital aty pranë. Një fëmijë u dërgua gjithashtu në spital./SYRI.net/ 

 


 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco