Ish-skllavja  ISIS-it rrëfen tmerrin e përjetuar: Na vranë të gjithë burrat dhe na përdhunuan

Ish-skllavja ISIS-it rrëfen tmerrin e përjetuar: Na vranë të gjithë burrat dhe na përdhunuan

12:49, 21/09/2017
A+ Aa A-

Në burg numëroja orët. Çdo minutë kish frikë se ata do të vinin, por nuk e dija nëse do të na shisnin, sulmuar, apo përdhunuar”.

Këto janë fjalët e Nadia Murad gjatë një konferencë për shtyp, vajza e re “Yazidi” të cilës i është dhënë çmimi "Vaclav Havel" 2016, për të drejtat e njeriut.

Në gusht të vitit 2014, Murad ishte një studente 21-vjeçare në rajonin Sinjar, në veri të Irakut, shkruan.  Veprat e militantëve të ISIS i njihte nga televizioni dhe nuk e kishte çuar asnjëherë në mendje se mund të kthehej në viktimë të tyre.

Megjithatë, pak kohë më pas, vendi i saj u rrethua, 600 banorë u vranë, përfshirë 6 vëllezërit dhe nënën e saj. Ajo humbi 18 të afërm dhe u kthyen në skllave seksuale të luftëtarëve të ISIS.

Pas tre muajsh, arriti t’ia mbathte. Tani, ajo jeton në Gjermani dhe udhëton në botë duke bërë thirrje që të mbrohet komuniteti “Yazidis” nga gjenocidi.

"Gjëja më e keqe ishte ardhja e Daesh (ISIS), kur ata vranë gjithë burrat dhe na ndanë nga familja. Unë kurrë nuk do ta harroj terrorin që përjetova”, ka thënë ajo. /Syri.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco