VIDEO/ Di Caprio fjalim të fuqishëm në OKB: Ky është kërcënimi më i madh për botën

VIDEO/ Di Caprio fjalim të fuqishëm në OKB: Ky është kërcënimi më i madh për botën

12:40, 21/09/2017
A+ Aa A-

Aktori i mirënjohur amerikan i Hollywood-it, Leonardo Di Caprio ka adresuar ditën e sotme liderët e të gjithë botës në punimet e Asamblesë Vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Di Caprio, prej vitesh është një nga aktivistët më të zëshëm dhe me kontribut të madh për kauzën e luftës kundër “Ngrohjes Globale dhe Ndryshimeve Klimatike” dhe pikërisht këtë çështje ai ka referuar në “Pallatin e Kombeve”.

Në mënyrë telegrafike me një fjalim 4 minutësh, aktori i famshëm i bëri apel krerëve të shteteve që të mos e shohin ngrohjen globale si një fiksion, por ta njohin për atë që realisht është: “Kërcënimi më i madh për botën”. Di Caprio tha se ai fliste në emër të miliarda njerëzve në glob që po përjetojnë pasojat katastrofike të ndryshimeve klimatike dhe që janë pjesë e kauzës ambjentaliste.

Di Caprio është shprehur se Asambleja e OKB-së është rasti ideal për të marrë veprime me qëllim prezervimin e planetit tonë dhe ka thënë se në rast se politikanët e neglizhojnë këtë thirrje të planetit dhe të njerëzve, historia do i gjykojë si njerëz të këqij.

Fjala e Di Caprios u përmbyll me ovacione të të pranishmëve në sallë që kanë duartrokitur personalitetin dhe mesazhin e tij me një entuziazëm të dukshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco